Zogu i Tiranës i kërkon një femër Kryeministre, Ndoka mahnitet: Sa merakli ky djalë!

I njohur për karizmën dhe humorin e hollë, intervista në “Ditë e Re” e deputetit Nard Ndoka ka kaluar mes të qeshurash dhe batutave.

Ai pati një përgjigje pikante lidhur me pyetjen e drejtuar nga moderatori i emisionit Hermes Nika, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës.

Zogu: Mendon se është koha për një Kryeministre femër?

Nard Ndoka: Sa merakli është ky çun edhe Kryeministrin e do femër!

Dajana Shabani: Ka merak se gjatë ciklit do të jetë me shumë nerva dhe po na djeg vendin!

Nard Ndoka: Nuk jam kundër, një femër Kryeministër mund ta zbuste politikën shqiptare, por një femër femër dhe jo femër si burrë. Se ne për fatin e keq kemi pasur eksperienca jo shumë të mira. Në sensin e performancës, të marrëdhënieve, të drejtimit, autoritetit.

SHKARKO APP