Zogu i Tiranës lë “Aldo Morning Show”
Pas shumë vitesh, “Zogu i Tiranës” i ka dhënë lamtumirën emisionit “Aldo Morning Show”. Sot ka qenë dita e fundit që Hermes Nikaj doli në këtë emision përpara ekranit të Klan. Por suksesi i tij nuk mbaron me kaq. Ai zbulon planet e reja që do të vijnë në shtator. Duket se “Zogut” do t’i besohet një tjetër projekt dhe siç tha edhe ai, nuk do të largohet nga ky televizion. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku urimin e veçantë t’ia bënte moderatori i emisionit, Aldon Lipe. “Zogu do na mungosh. Të uroj të shkosh lart e më lart. Erdhe si zoçkë e vogël këtu dhe je bërë një zog me flatra. Të rrosh e të na kujtosh. Më vjen për të qarë..”.