Zonja e parë e Amerikës “kopjon” Grida Dumën, i bashkon… (FOTO)

Fushatat në zgjedhje vlejnë jo vetëm për të dëgjuar programet e paritve se çfarë ofrojnë më mirë se qeveria aktuale por bëhet edhe njohja e votuesit me kandidatin, me atë që do i besohet vota dhe do përfaqësojë komunitetin në kuvend.

Gjithashtu fushatat, tregojnë edhe mënyrën se si kandidatët komunikojnë me votuesin, sa të afërt janë ata me problematikat dhe sa të hapur janë qoftë edhe për kritika apao edhe për të siguruar mbështetje.

Kjo fushatë është e veçantë edhe për një element të veçantë, kodi i veshjes.

Në këtë pjesë, ajo që ka veçuar nga kandidatet e tjera femra në këto zgjedhje, është Grida Duma. Kandidatja e PD-së për qarkun e Tiranës, e cila do të jetë një nga deputetet e reja të kuvendit të ardhshëm, pasi ndodhen në vendin e katër në listë dhe mandatin e ka të sigurt, ka një finesë në veshjet e saja. Në çdo takim që ajo ka me votuesit dhe të zonës që mbulon, veshja e saj është e ndryshme dhe kombinimet janë gjithmonë të goditura.

Në çdo veshje Grida Duma ka një aksesor të dallueshëm, e që është përdorimi i rripit. Mund të jetë një mesazh që personi në fjalë është i fortë ose i besueshëm në atë që thotë por më së shumti, tregon fortësi. Ky aksesor nuk është vetëm i preferuari i Dumës, ppasi këtë stil e preferon  edhe Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump. Trump e cila në veshjet e saja, rripin e ka aksesor të pamunguar.

Nuk dihet nëse Duma inspirohet nga veshjet e zonjës së parë, pasi në shumë veshje janë të ngjashme me znj. Trump ose të dyja janë një shije të përbashkët.

SHKARKO APP