Zonja e Parë e SHBA-së, nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton. Detajet në fustanin e Jill Biden

Jill Biden e nisi rrugëtimin si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fjalimin e fitores, ku pavarësisht se nuk pati mundësi që të fliste, fustani i saj u konsiderua nëpër media si një dedikim ndaj Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton.

Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill u shfaq e veshur me një fustan asimetrik Oscar de la Renta, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë. De la Renta dizenjoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore në Indi.

Jill Biden është një profesoreshë në një kolegj anglez dhe nuk do të heqë dorë nga profesioni i saj pasi të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë. Ajo vazhdoi të jepte mësim në Northern Virginia Community College gjatë tetë viteve kur ishte Zonja e Dytë e SHBA-së.

SHKARKO APP