Zonja e Parë mahnit botën (FOTO)

Juliana Awada, Zonja e Parë e Argjentinës, që prej të dielës, kur i shoqi Mauricio Macri fitoi zgjedhjet. Biznesmene me origjinë libaneze, Juliana është 43-vjeçe dhe është martuar me Macri në 2010.

Të dy janë njohur në palestër, dhe për presidentin kjo është martesa e tretë. Ata kanë një vajzë së bashku.

Zonja e Parë është shumë e dashur në Argjentinë, ku konsiderohet një ikonë e rafinuar për elegancën e saj. Në vend ka dhe nga ata që e shohin si Amal Alamuddin, avokatja libaneze për të drejtat e njeriut e martuar me George Clooney.

SHKARKO APP