Zyan Malik: E dashura ime është inteligjente
Marëdhënia mes Zyan Malik dhe Gigi Hadid është në një stad tjetër, e për këtë këngëtari ka shprehur plot krenari se sa me fat ndjehet.
Çifti kanë gati 1 vit së bashku. Zyan Malik është rrëfyer për marrëdhënien me Gigi Hadid. “Ajo është super inteligjente. Mendoj se kjo është arsyeja pse marrëdhënia jonë ecën kaq mirë. Më pëlqen të bëj një bisedë, ku dikush mund të flasë përtej diskutimeve mbi flokët dhe grimin që ka vënë, mund të flasë edhe për diçka politike apo për botën në përgjithësi.
Nuk më pëlqen më sipërfaqësorja, më pëlqen influenca e femrave të zgjuara dhe të forta, ato mund të bëjnë gjithçka vetë. Kam shumë respekt për to”.