Zyrtare/ Ariana Grande tjetër koncert bamirësie në Mançester, ja yjet që do të këndojnë me të

Ariana Grande ka planifikuar të mbajë një koncert bamirës në Mançester më 4 qershor – për nder të 22 viktimave që vdiqën në koncertin e saj në këtë qytet ditë më parë.

Koncerti do të transmetohet live nga televizioni BBC.

Përveç këngëtares 23-vjeçare Ariana Grande, në koncert do të marrin pjesë edhe shumë yje të njohura, ndër ta janë Usher, Pharell, Miley Cyrus, One Direction, Justin Bieber, Coldplay dhe Katy Perry.

Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë në fondin e emergjencës “We Love Manchester”.

Në sulmin në Mançester vdiqën 22 persona, prej të cilëve 8 ishin fëmijë, ndërkaq mbetën të lënduar mbi 100 tjerë.

SHKARKO APP