Zyrtare, ora 1.3 milion euro e Mozzikut del të jetë false

Ora e reperit Mozzik e konfiskuar para një jave në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës, del të jetë false. Qëndrimi vjen nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, të cilët janë përfaqësues ligjor të markës zvicerane Richard Mille. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.

Postimi i plotë

Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.

Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun.

Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të mbrojë me profesionalizëm integritetin e markave që përfaqëson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?