Shpallet qeveria teknike në Greqi, zgjedhjet e ardhshme më 25 qershor
Ioannis Sarmas, presidenti i Gjykatës së Auditimit në Greqi u emërua si kryeministër i përkohshëm deri në zgjedhjet e 25 qershorit.
Fituesi i zgjedhjeve të 21 majit, Mitsotakis tha se i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu e cila përmban të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Politika vendase nuk arriti të binte dakord për formimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve të së dielës. Ioannis Sarmas për plot 36 vjet ka shërbyer ne sistemin gjyqësor, si në Këshillin e Shtetit ashtu edhe në Gjykatën e Auditimit.