
Një deputet në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje brenda ndërtesës së Parlamentit. Vakhtang Golandzia humbi jetën nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e Parlamentit, tha zyra e shtypit e Presidentit në detyrë, Badra Gunba. Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.