Shpëtuan nga kampet e ”ferrit”, SPAK merr në pyetje 5 nënat. Kërkohen financuesit

Deri më tani nga të riatdhesuarit nga kampet në Siri, nuk kanë treguar se kush është financuesi i tyre. Brunilda Koçollari, Entela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdije Kaca e Klotilda Zani janë 5 gratë që u rikthyen në atdhe pak ditë më parë dhe do të pyeten nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me itinerarin që ato kanë ndjekur për të mbërritur në Siri.

SPAK do të kërkojë informacion për rekrutuesit, financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të kalojnë nga Shqipëria në Turqi, me destinacion final Sirinë. Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri.

17 persona vijojnë të mbeten në kampin ”Al-Hawl” ndërsa situata është mjaft e vështirë. Ato janë: Eva Dumani, Myrvete Dibra, Hajrije Taushani, Emanuela Daci dhe Elona Shuli janë familjet të cilat nuk dolën gjatë operacionit të parë, ndërsa disa prej tyre kërkojnë të rikthehen në atdhe.

SHKARKO APP