Home POLITIKE Shqipëria në ...

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit dhe urdhri i Biden, Xhaçka flet për VOA-n: Prioritet Kosova

5
0

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se një nga prioritetet e punës së Shqipërisë gjatë 2 viteve të pjesëmarrjes në KS do të jetë Kosova.

Duhet të kemi pritshëmri realiste për atë që ne mund të arrijmë në këtë tryezë të vendimmarrjes globale. Me një plan të mirë pune me strategji dhe objektiva të qartë dhe ekipit që do të na përfaqësojnë të kontribuojmë në zgjidhjen e disa problematikave globale.

Çështja e Kosovës dhe rritjes së numrit të njohjeve është objektiv strategjik dhe me interes madhor i Shqipërisë dhe politikës së jashtme të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është jo vetëm interes kombëtar por edhe kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar dhe jo vetëm tani, por edhe gjatë 2 viteve të pjesëmarrjes në KS. Dua ta them se Shqipëria dhe ne do të bëjmë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS dhe kjo do të jetë një prioritet i rëndësishëm. Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi” tha ajo te VOA.

Por si e komenton Xhaçka urdhrin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden pak ditë më parë, që futi Shqipërinë në listën e vendeve të Ballkanit për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Unë nuk di se cfarë mund të bëjë SHBA pas këtij vendimi por besoj që duhet parë në këndvështrimin e një mbështetje nga SHBA për të qenë krah për krah shqiptarëve’ tha ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit