Sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, Rama: Marrëveshja hyn në fuqi më 1 tetor

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga data 1 tetor, do të hyjë në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. ”Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”,-shkruan Rama.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Italinë, por nuk ka hyrë ende në fuqi. Për këtë, kreu i qeverisë nuk jep datë, por njofton se do të ndodh së shpejti. “Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, përfundoi kreu i qeverisë.

Zbatimi i marrëveshjes do të ketë efekt financiar për shtetasit shqiptarë në momentin kur ata të kenë mbushur moshën për pension, kur lind dhe e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore. Janë afërsisht 2,000 shtetas shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Zvicër, pa përfshirë shtetasit shqiptarë me shtetësi të dyfishtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?