Skënder Brataj: Pranvera e këtij viti mund të jetë fundi i pandemisë Covid 19

Kreu i Urgjencës Kombëtare, mjeku Skënder Brataj deklaron se pranvera e këtij viti mund të jetë fundi i pandemisë.

Skënder Brataj u shpreh nga Vlora se situata e pandemisë është e qetë, por për momentin shqetësim mbetet lufta në Ukrainë, pasi njerëzit janë grumbulluar nëpër bodrume dhe infeksioni përhapet më shpejt, thotë Brataj.

Ne jetojmë ende me virusin, por situata është shumë e qetë dhe numri i të infektuarve është i ulët. Nuk na shqetëson situata aktuale sepse është e kontrollueshme, por situata e fundit të vitit se çfarë do na vijë dhe si do te përballemi. Janë rreth 30 pacientë të shtruar në spitalet covid, numri i të infektuarve është i ulët, por pasi jo të gjithë bëjnë testin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e qartë që dhe interesi për vaksina ka rënë sepse kur sëmundja nuk është në nivele të larta bie dhe interesi. Pranvera dhe vera do të jenë të qeta, por gjendja epidemiologjike ndërkombëtare që është në kontroll, por lufta do të na krijojë probleme sidomos Ukraina ku njerëzit rrinë te grumbulluar nëpër bodrume për një kohë të gjatë, bën që infeksioni të përhapet më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shqetësim është dhe frika nga mutacionet që mund të krijohen gjatë fund vitit. Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, dhe vaksina do te të jetë arma e vetme që na mbron dhe do të na mbrojë”, tha Brataj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?