A duhet të ndalohen rrjetet sociale për të miturit në Shqipëri, si në BE?

Rreziku që rrjetet sociale paraqesin për të rinjtë dhe siguria e tyre online ka nisur të shkaktojë debat në shumë vende europiane dhe jashtë tyre, ku disa shtete kanë vendosur kufizime konkrete për përdorimin e aplikacioneve nga fëmijët nën 16 vjeç.

Australia është bërë vendi i parë në botë që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të kenë akses në mediat sociale. Ndërkohë, parlamenti francez ka miratuar një projektligj të ngjashëm, ndërsa Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit. Kjo ngre pyetjen: a duhet të ndjekë rrugën e njëjtë edhe Shqipëria?

Sociologia Eris Dhamo thekson se çdo masë që nuk është e zbatueshme rrezikon të dështojë. Ajo shpjegon se ndalimi i menjëhershëm mund të mos japë rezultate nëse nuk shoqërohet me mekanizma të fortë verifikimi të moshës dhe me ndërgjegjësim të gjerë në familje dhe shkolla. Sipas saj, është e rëndësishme të rriten mundësitë për identifikimin e moshës dhe të shmangen mënyrat e anashkalimit, si përdorimi i VPN-ve ose dhënia e informacionit të rremë mbi moshën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, Dhamo thekson rëndësinë e edukimit digjital. Sistemi shkollor duhet të përdorë këto sfida si një mjet edukues, duke mësuar të rinjtë dhe prindërit për rreziqet dhe vëmendjen që duhet të kenë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, para se të vendosen masa kufizuese apo filtra të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sociologia shton se rrjetet sociale mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të adoleshentëve, duke shkaktuar ankth, depresion, probleme me gjumin dhe përqendrimin, si dhe izolim dhe krahasim të vazhdueshëm. Bullizimi online, për shembull, ka pasur edhe pasoja serioze. Ajo vë në dukje se kompanitë e mëdha sociale synojnë rritjen e ndjekësve dhe fitimet, jo mirëqenien e fëmijëve.

Në një botë gjithnjë e më të varur nga realiteti virtual, Shqipëria duhet të gjejë zgjidhje që mbrojnë të rinjtë, por që gjithashtu janë praktikisht të zbatueshme dhe efektive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?