Kafsha mbetet nën ujë, ndërhyjnë Forcat e Armatosura për ta shpëtuar
Prurjet në lumin Vjosa vijojnë të jenë të larta për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, megjithëse aktualisht moti është përmirësuar. Niveli i ujit ka arritur në 7.4 metra, shumë pranë pikës kritike prej 7.8–8 metrash mbi nivelin e detit.
Që në orët e para të mëngjesit, një qen kishte mbetur i izoluar në mes të kallamishteve, pranë urës së Mifolit. I rrezikuar nga rritja e nivelit të ujit dhe pa mundësi për t’u vetëshpëtuar, situata alarmoi banorët, të cilët njoftuan autoritetet.
Menjëherë Forcat e Armatosura ndërhynë me një mjet lundrues, duke arritur të nxjerrin kafshën e trembur në mënyrë të sigurt. Operacioni përfundoi me sukses dhe qeni është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën në terren, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat pranë lumit për shkak të rrezikut nga rritja e mëtejshme e prurjeve.
KOHA JONË SONDAZH

