Socialisti më i rëndësishëm europian, Swoboda i shokuar nga shembja e Teatrit dhe dhuna ndaj artistëve

Hanes Svoboda, ish-drejtues, President i Partisë Socialiste Europiane ku bën pjesë PS dhe mik i afërt me Edi Ramën, shprehet se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri me Teatrin si dhe me dhunën ndaj artistëve.

Në një reagim në Twitter, ai shprehet: “Jam me të vërtetë i shokuar dhe po pres që dikush të më shpjegojë se përse kjo ndodhi! Ka ndonjë spekulim pas kësaj??? Si mundet dikush ta justifikojë këtë”,- shprehet Svoboda.

Hanes Svoboda është një figurë e rëndësishme e së majtës europane i cili ka mbështetur personalisht Edi Ramën për ardhjen në pushtet. Gjatë viteve të opozitës së PS, Svoboda ka ndërhyrë për zgjidhjen e krizave politike dhe ka qenë gjithmonë në krahun e PS si parti e majtë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i sotëm shpreh një zhgënjim personal ndaj Edi Ramës, por edhe asaj sesi ka degraduar pushteti në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?