SPAK, gati për arrestime në Bashkinë e Tiranës

Burime shumë konfidenciale tregojnë për KJ se pritet një operacion arrestimesh në Bashkinë e Tiranës.

Para drejtësisë, tha burimi, se do jetë një nënkryetar bashkie i kryeqytetit, dy administratorë dhe një numër zyrtarësh të Bashkisë. Po kështu po mbahet nën përgjim një drejtor i përgjithshëm në këtë bashki.

Nuk dihet se kur do jepet urdhri për arrestimet në bashki, por mësohet se kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të kthehet urgjent nga Tokio (Japoni) ku ndodhet në vizitë zyrtare.

I njëjti burim tregoi se muaji gusht do ketë arrestime në nivele më të larta në politikë dhe zyrat e shtetit.

Siç duket furgoni i policisë do afrohet te shtëpitë e ish-ministrave të opozitës!

 

SHKARKO APP