Spanja i bashkohet padisë për gjenocid kundër Izraelit
Spanja i bashkohet padisë për gjenocid të ngritur nga Afrika së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me dëshirën për të kontribuuar për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.
Spanja është vendi i parë i BE-së që bëri kërkesë t’iu bashkuar padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND).
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Spanjës dhe Gjykata e Drejtësisë. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pas njohjes së Palestinës si shtet sovran me këtë hap Spanja dëshiron të kontribuojë për rikthimin e paqes në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Mesme.
Zgjidhja me dy shtete
“Qëllimi është t’i jepet fund luftës dhe që të shtyhet përpara zbatimi i zgjidhjes me dy shtete, e cila është e vetmja garanci që palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri”, thekson Ministria e Jashtme në Madrid.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, kishte njoftuar për këtë hap që në fillim të qershorit. Sipas tij kemi të bëjmë me një “luftë në shkallë të gjerë, e cila nuk bën dallim midis objektivave civile dhe ushtarake”, tha Albares. “Rreziku i përshkallëzimit rritet çdo herë,” paralajmëroi ai.
DW