Spanjë-Gjermani premtojnë spektakël, finalja e parakohshme “ndez” sot “Euro 2024”

Spanjë-Gjermani mund të konsiderohet si finale e parakohshme, ku spektakli duket i garantuar. Kompanitë e basteve në fakt nuk favorizojnë asnjë prej skuadrave, duke u vendosur koeficientin 2.75.

Spanja vjen pas një rrugëtimi prefekt, 4 ndeshje 4 fitore, teksa do të mbështetet te talente si Yamal dhe Nico Williamas, por pas tyre ndodhen lojtarë ekspert si Rodri, Fabian Ruiz apo Pedri.

Gjermania synon t’i shkojë deri në fund këtij turneu në shtëpinë e tyre. Nagelsmann ka ndërthurur një ekip të veçantë me talente si Musiala, Ëirtz, Havertz etj, por pas tyre ndodhen dy veteranë si Toni Kroos dhe Gyndogan.

“Pancerat” vijnë në këtë çerekfinale me 3 fitore dhe 1 barazim. Dy përfaqësueset kanë fituar nga 3 herë Evropianin, si askush tjetër më parë. Spanja është kthyer në një tabu e madhe për Gjermaninë, pasi nuk fitojnë që nga viti i largët 1988 ndaj tyre një ndeshje zyrtare.

SHKARKO APP