0 pikë në 3 ndeshje, Milani “frymëzohet” nga Atalanta për mrekullinë në Champions

Me zero pikë në 3 ndeshjet e para, Milani shihet gati si i eliminuar nga Championsi. Kuqezinjtë u mundën dhe në sfidën e tretë ndaj Portos. Gjithsesi kuqezinjtë nuk kanë përse dorëzohen sepse jo më larg se dy vite më parë, një skuadër italiane arriti të kualifikohej në pozita të ngjashme.

Në sezonin 2018-2019, Atalanta humbi tri ndeshjet e para, madje barazoi dhe të katërtën në grupe dhe ia doli të kalonte në fazën me eliminim direkt, ndërsa pak minuta do ta ndalnin nga gjysmëfinalja e Champions League.

Gjithsesi, Milani renditet i fundit në grup ndërkohë që përveç ndeshjes së kthimit ndaj Portos në Milano, do të ketë dhe sfida shumë të vështira me Liverpoolin po në shtëpi dhe me Atletico në transfertë. Rrethanat dhe kalendari nuk e favorizojnë aspak ekipin e Piolit.

SHKARKO APP