1 gol çdo 35 minuta, Vlahovic ka statistika edhe më të mira se Kane e Mbappe

Ironia e futbollit: verën që shkoi Juventusi bëri gjithçka për t’i gjetur një zëvendësues Dusan Vlahovic-it, madje duke pritur deri në sekondat e fundit të merkatos largimin e tij për të shmangur pagesën e klauzolës prej 12 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, sot është pikërisht sulmuesi serb ai që ka marrë rolin e liderit të skuadrës së Igor Tudor, edhe pse shpesh niset nga stoli.

Statistikat flasin vetë:

2 gola në Serie A në vetëm 3 ndeshje, që kanë ndihmuar “Zonjën e Vjetër” të jetë në krye me pikë të plota.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 gola dhe 1 asist në Champions League kundër Borussia Dortmund, duke i dhënë fitoren skuadrës në debutimin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesatare e jashtëzakonshme: 1 gol çdo 35 minuta, më mirë se çdo tjetër sulmues në Europë, përfshirë edhe emra si Harry Kane apo Kylian Mbappé.

Edhe pse drejtuesit torinezë sollën gjatë verës sulmues si Loïs Openda apo Jonathan David, është e qartë se Vlahovic mbetet pikë referimi e Juventusit në fazën sulmuese.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?