1 orë para sfidës, Strakosha: Jemi gati, shpresoj që dhe Zoti të na ndihmojë. Spanja do të luajë fortë

Më pak se një orë, dhe nis sfida super e pritur me Spanjën, që mund të jetë historike për kombëtaren e futbollit. Portieri Tomas Strakosha thotë se ata janë gati, por nga ana tjetër thotë se Spanja do të luajë fort.

”Të gjithë çunat janë gati dhe e presim me shumë emociom. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Kemi nevojë ne, kanë nevojë shqiptarët. Trajneri na tha se nuk duhet të kemi emocione, duhet të kemi durim.

Spanja do të luajë fort. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. E prisja që fëmijë dhe shpresoj që Zoti të na ndihmojë dhe të kualifikohemi. Do të jap maksimumin. Jam i rëndësishëm si gjithë ekipi. Futbolli është një lojë ekipi”,-tha për ”Tv Klan”.

SHKARKO APP