1 pikë në dy ndeshje, ja çfarë thotë historia për shanset e kualifikimit të Realit në Champions
Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin e ri në Champions League, me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para. Statistikat dhe historia nuk flet aspak mirë për skuadrën madrilene. 153 ekipet e kanë nisur Champions League me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, dhe vetëm 30 prej tyre (19.6%) kanë kaluar në raundin tjetër.
PSG qëndron në krye të grupit me 6 pikë, 5 më shumë se skuadra madrilene, duke ja bërë shumë të vështirë synimin për të zënë kreun e tabelës, ndërkohë që vendi i dytë duket i arritshëm, pasi Brugge ka 1 pikë më shumë se ata. Dy sfidat e radhës ndaj Galatasaray-it do të jenë vendimtare.
Real Madrid e ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe në sezonin 2002/03, duke arritur që të kalojë në raundin tjetër. Skuadra e del Bosque humbi ndaj Milanit në ndeshjen e parë dhe barazoi me Lokomotivën në të dytën. Madrilenët e kaluan situatën e komplikuar me 3 fitore dhe një barazim. Në atë sezon, Real Madrid arriti deri në gjysmëfinale, ku u mund nga Juventusi. 9 skuadra spanjolle kanë arritur që të kalojnë këtë situatë të vështirë me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, të shohim nëse këtë herë skuadra e Zidane do të arrijë të kualifikohet. /R.Lika-Koha Jone/