10 futbollistet më të paguara në botë
Futbolli nuk është vetëm për meshkujt, por edhe për femrat. Lojtare të mëdha, kampionë bote, fituese të çmimeve të ndryshme individuale, xhepa të mbushur me para përmes kësaj loje mgajike.
Pagat e tyre nuk krahasohen dot me shumat absurde e marramendëse që lëvizin në futbollin burrëror, ku Mesi dhe Kristiano Ronaldo me shokë, fitojnë brenda një dite aq sa ç’marrin koleget e tyre për një vit.
10. Laure Boulleau – 60,000 $ në vit Lojtare e PSG-së dhe pjesë e ekipit Kombëtar të Francës.
9. Jonelle Filigno – 60,000 $ Lojtare kanadeze futbolli. Përfshirja e saj e fundit me ekipin kombëtar kanadez të futbollit ishte në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”.
8. Hope Solo – 65,000 $ Medalja e artë olimpike në vitin 2008 dhe 2012 me futbollin e femrave në Amerikë.
7. Nilla Fischer – 67,500 $ Fischer aktualisht luan me ekipin gjerman të femrave, Wolfsburg.
6. Amandine Henry – 70,000 $ Lojtarja franceze luan me “Portland Thorns FC”, në “National Women’s Soccer League” (NWSL).
5. Nicole Banecki – 90,000 $ Lojtare gjermane me rrënjë nga Kameruni, e cila luan për SC Freiburg.
4. Sydney Leroux 90,000 $ Lojtare kanadeze, e cila luan aktualisht për FC Kansas City.
3. Abby Wambach – 300,000 $ Ajo ka konkurruar në 4 Kupa të Botës dhe 3 edicione të Lojërave Olimpike të Femrave.
2. Alex Morgan – $ 450,000 Mori medaljen e artë olimpike me futbollin e femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2012.
1. Marta Vieira da Silva – 500,000 $ Ajo është kataloguar në dekadën e fundit si një nga lojtaret më të mira në botë. “Lojtare e Vitit” nga FIFA në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010.
KOHA JONË SONDAZH

