100 gola në Champions League, Lewandowski shkruan historinë pas Ronaldos dhe Messit

Robert Lewandowski ka hyrë në historinë e Champions League pasi me dy golat e shënuar përballë Brest ka arritur që të kalojë kuotën e 100 rrjetave të realizuara.

Polaku i afrohet Messit dhe Ronaldos, të cilët kanë shënuar respektivisht 129 dhe 140 gola në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Gjithsesi ai do ta ketë shumë të vështirë për t’i arritur duke parë dhe moshën e tij, 36 vjeç.

Shtimi i ndeshjeve me formatin e ri do ta ndihmojë ndjeshëm që të afrohet të paktën me Messin nëse do të vijojë që të luajë dhe në sezonin e ardhshëm.

Gola të shënuar në Champions League

Image

SHKARKO APP