100% të dueleve të fituara, Kumbulla ishte perfekt në duelin me Lewandowskin
Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë për Kombëtaren tonë, duke qenë thuajse perfekt në duelin ndaj Robert Lewandowskit. Mbrojtësi shkodran ishte i jashtëzakonshëm, teksa këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat e “Sofascore”.
Kumbulla fitoi 6 nga 6 duelet ajrore (100%). Ai gjithashtu fitoi 3 nga 3 duelet e tjera (100%), ndërkohë që bëri dhe 5 spastrime. Marash Kumbulla nuk shkaktoi asnjë faull ndeshjen e djeshme.
Përkundrazi, ndaj tij u shkaktuan 4 faulle. Ndërkohë që një nga pikat që duhet të korrigjohen janë pasimet, që për momentin arrijnë një saktësi prej vetëm 81%. Në mungesë të Gjimshitit të dëmtuar, Kumbulla i tregoi Mourinhos se po gabon rëndë që e mban në stol.