12 mijë tifozë për Strakoshën dhe shokët e tij pas fitores së Superkupës (VIDEO)

Festë e madhe në “Formello” për Lazion në rinisjen e seancave stërvitore, festë që vjen për suksesin ndaj Juventusit të arritur në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Arabinë Saudite.

12 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të skuadrës bardhekaltër e cila ishte e hapur për publikun në ditën e parë pas pushimeve të Krishtlindjes.

Lojtarët bardhekaltër fillimisht u përshëndetën me tifozët e tyre dhe më pas u shfaqën atyre trofeun e Superkupës së Italisë për të festuar së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?