13 asiste këtë sezon me Interin, Dimarco është “mbret” edhe në Europë

Federico Dimarco vazhdon të jetë protagonisti absolut i Interit. Pas fitores së fundit bindëse ndaj Sassuolos, anësori i majtë zikaltër foli me përulësi, duke theksuar se në futboll gjykimi ndryshon shpejt: “Nuk ndihem askush i veçantë: në futboll e dimë se kur shkon mirë je fenomen, kur shkon keq je i dobët. Në fund të fundit vlejnë rezultatet e skuadrës, jo ato personale”.

Dimarco ishte vendimtar në suksesin e Interit. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ka një organikë të gjerë dhe cilësore, por ka një lojtar që duket i pazëvendësueshëm dhe emri i tij është i qartë për të gjithë.

Në Reggio Emilia, Dimarco mori pjesë drejtpërdrejt në 3 nga 5 golat e zikaltërve dhe, për ta kompletuar mbrëmjen perfekte, goditi edhe traversën. Numrat flasin vetë: 13 asistime dhe 5 gola deri tani në kampionat. Një rendiment i jashtëzakonshëm për një mbrojtës krahu, që e bën atë një armë kyçe për trajnerin rumun, ashtu siç ishte edhe për paraardhësin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si më parë, ashtu edhe tani, manovra e Interit kërkon vazhdimisht krahun e majtë të Dimarcos: ndryshime të shpejta loje, pasime në thellësi dhe mbështetje konstante për inkursionet e tij me të majtën. Me Dumfries jashtë loje, pesha e lojës është zhvendosur edhe më shumë në të majtë, dhe Chivu ka fatin të mbështetet te një lojtar që bashkon forcën fizike me saktësinë teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, për Dimarcon është hapur edhe një objektiv historik: rekordi i asistimeve në një sezon të Serie A, i vendosur nga Papu Gómez në sezonin 2019/20 me 16 asistime. Federicos i mungon shumë pak për ta thyer atë shifër dhe për ta vulosur një sezon tashmë të jashtëzakonshëm, jo vetëm në shërbim të skuadrës, por edhe në librat e statistikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?