15 fitore në 46 ndeshje në Premier League, ja pse u shkarkua Amorim nga United

Ruben Amorim nuk është më trajneri i Manchester United. Vendimi është marrë një ditë pas barazimit ndaj Leeds, një rezultat që e la skuadrën në vendin e gjashtë në Premier League, plot 17 pikë larg Arsenalit kryesues, dhe që vulosi përfundimisht një aventurë zhgënjyese 14-mujore në pankinën e “Red Devils”.

Ecuria e dobët në Premier League ka rënduar bilancin e përgjithshëm, duke e bërë të pashmangshëm shkarkimin. Klubi ka falënderuar trajnerin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar sukses në të ardhmen.

Në pritje të një zgjidhjeje afatgjatë, drejtimin e skuadrës do ta marrë Darren Fletcher, i cili do të debutojë si trajner i përkohshëm në ndeshjen e së mërkurës kundër Burnleyt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 14 muajve në “Old Trafford”, pasardhësi i Erik ten Hag ka regjistruar një bilanc që pasqyron paqëndrueshmëri mes garave evropiane dhe kampionatit. Në 62 ndeshje gjithsej, Amorim ka arritur 24 fitore, 17 barazime dhe 21 humbje, me një përqindje fitoreje rreth 38.7%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Premier League, performanca ka qenë pika më e dobët: vetëm 15 fitore në 46 ndeshje dhe një mesatare prej rreth 1.20 pikësh për ndeshje, ndërsa sezoni i kaluar u mbyll në vendin e 15-të. Krejt ndryshe panorama në Europa League, ku United regjistroi 8 fitore në 11 ndeshje dhe arriti deri në finale.

Sa i përket golave, skuadra ka shënuar 102 dhe ka pësuar 94 nën drejtimin e Amorim, me një diferencë totale +8, e cila bëhet negative (-6) nëse merret parasysh vetëm kampionati. Një bilanc që përmbledh qartë arsyet e një ndarjeje të parakohshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?