15 lojtarët shqiptar më të shtrenjtë (VIDEO)
Sezoni i merkatos se verës u mbyll por le te hedhim nje sy te futbollisteve kuqezinj, ku shkuan ata dhe sa u paguan. Per kete, një faqe e specializuar ka publikuar një listë të 15 lojtarëve shqiptar më të shtrenjtë.
Pjesë e listës janë lojtarët shqiptar nga të gjotha trojet etnike. Nuk kishte si të mungonin listës emrat e yjeve që bën lëvizje të bujshme në këtë merkato si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që u transferuan tek Arsenali për shumën e 90 milion eurove së bashku.
Nga kombëtarja shqiptarë në listë janë portieri Etrit Berisha që sëfundmi veshi fanellën e Atalantës pasi u largua nga Lacio.
Berisha vlen 3.5 milion euro. Pas tij vjen bomberi i sulmit kuq e zi, Sokol Cikalleshi me 2.8 milion euro.
Shkëlzen Gashi që luan tek amerikanët e Kolorado Rapids vlen 2.75 milion euro.
Po ashtu në listë gjendet edhe Milot Rashica që në mënyrë suprizë zgjodhi të lërë kombëtaren shqiptare për të përfaqësuar ngjyrat e Kosovës.
Rashica vlen 2.75 milion euro. Në 15-shen më të shtrenjtë shqiptare gjenden edhe emrat e Valon Berishës, talentit Florent Hadërgjonaj, Blerim Xhemajlit…etj.
Shiko videon
https://www.facebook.com/qweplus/videos/153041035139515/
KOHA JONË SONDAZH

