15 mijë tifozë të Juves kërkojnë heqjen e yllit të Contes në stadiumin e bardhezinjve

Tifozët e Juventusit prej kohësh kanë nisur një fushatë kundër Antonio Contes, me bardhezinjtë që kërkojnë që ylli i trajnerit aktual të Interit në “Allianz Stadium” të hiqet.

 

Në stadiumin e “Zonjës së vjetër” janë të vendosur rreth 50 yje me personat që kanë kontribuar në historinë e Juventusit dhe një nga yjet mban emrin e Antonio Contes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç fshirjes së emrit të Contes, tifozët bardhezi kërkojnë që në vend të trajnerit të vendoset emri i Claudio Marchisios, i cili u tërhoq nga futbolli së fundmi. Që nga nisja e kësaj fushate janë mbledhur mbi 15 mijë firma. Presidenti Agnelli ndërkohë është shprehur se asnjë nga yjet nuk do të hiqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?