18-vjeç? Tifozët nuk binden për moshën e lojtarit

Mjallby ka zyrtarizuar blerjen e nigerianit Silas Nwankwo, 18 vjeç. Sulmuesi ishte përfshirë në skuadrën më të mirë të vitit në kampionatin e vendit të tij, por problemi qëndron se tifozët e ekipit suedez nuk janë aspak të bindur për moshën.

Pasi klubi postoi në rrjetet sociale fotot e prezantimit të lojtarit, tifozët vunë në dukje se pamja e tij e jashtme tregon për një moshë shumë më të madhe.

Njëri prej tyre “dokumenton” se në videolojën “Soccer Manager 2021”, ky futbollist ishte 24 vjeç. Në “Soccer Manager 2022”, papritur del se është 18 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?