Conte po shijon jetën në ishullin e futbollit

Antonio Conte ka fituar besimin e drejtuesve dhe të tifozëve të Chelseat. Një nga trajner buze gremines,ne nje idhull në “Stamford Bridge”.

Gjashtë fitoreve radhazi kane bere punen e tyre duke e ngjitur skuadrën e tij në top të Premier League. “Jam shumë i kënaqur, vecanërisht për futbollistët e mi.

Vendimi i parë është vetëm një shpërblim për punën e madhe që kemi bërë deri më sot, por edhe një demonstrim se jemi në rrugën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk duhet të harrojmë se një muaj më parë situata ishte komplet ndryshe. Në garë për titullin në Premier League janë 6 skuadra dhe vetëm njëra do ta fitojë. Mendoj se ky kampionat është ndër më të vështirët në të gjithë historinë e Premier Leagues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të rivalizosh njëkohësisht me Arsenal, Liverpool, Manchester City, Tottenham e Manchester United nuk është gjë e thjeshtë. Nuk besoj se ekziston ndonjë kampionat tjetër në nivelin e Premier Leagues.”
Por 47 vjercari komenton edhe per Juven

“Kur je skuadra e tetë me paga më të larta në futbollin botëror, duhet të pretendosh përtej futbollit italian. Besoj se janë bërë investime të rëndësishme dhe kur ke një organikë të tillë duhet të kesh objektiva madhorë, sikurse është Championsi. Pastaj nëse rivatë të japin mundësi të blesh Pjanic dhe Higuainin, gjithcka bëhet më e lehtë.” Por edhe kombetarja eshte brenda kesaj interviste

“Ato gabime të mallkuara ndaj Gjermanisë në momentin e goditjeve të 11-metërshave janë pengu im i madh.
Nëse do t’i kishim eliminuar gjermanët, me siguri do të ishim në finale. Ajo skuadër ishte fantastike, e bashkuar në planin fizik dhe psikologjik.”

Conte është i sigurtë se një ditë të do të rikthehet në futbollin italian, por për momentin po shijon të tashmen te Cheslea, një realitet të ri plot ëndrra. Jeta ne ishull e futbollit eshte shume e bukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?