2-2, Kosova barazon në ”frymën e fundit” kundër Armenisë

2-2 u mbyll miqësorja mes Kosovës dhe Armenisë. Në “Fadil Vokrri”, Dardanët ia dolën që të barazojnë vetëm në minutën e 90+2 të ndeshjes. Me djem të rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta në fushë, trajneri Giresse i ka dhënë mundësi emrave që pritet të jenë e ardhmja e Kosovës.

Ndeshja u hap në minutën e 24 nga Shaghoyan për miqtë, teksa Lirim Kastrati nga 11 metra barazoi për Kosovës në minutën e 67.

Kur pritej reagimi i Kosovës, Hovhannisyan në minutën e 82 shënoi për 1-2. Goli i barazimit për Kosovën u shënua në minutën e tretë shtesë nga Rrudhani. Pas tre ditësh Armenia do luajë në “Air Albania” kundër Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?