2 gola në 2 ndeshjet e para, Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci
Arbër Hoxha arriti të shënonte golin e radhës në kampionatin kroat me fanellën e Dinamo Zagreb. Ditën e djeshme ai e nisi titullar përballë Osijek dhe ia doli tundte rrjetën duke shënuar golin e dytë personal në po kaq ndeshje.
Anësori 25-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 falë një asisti të Misic. Me shumë zgjuarsi ai e dërgoi topin në rrjetë. Dinamo ia doli të përmbyste rezultatin duke marrë 3 pikë të radhës që e mbajnë në krye të renditjes.
Performanca fantastike i ka mundësuar sulmuesit shqiptar një vend në formacionin më të mirë të kësaj jave në Kroaci.