2 gola në 6 minutat e para, Liverpooli po shkatërron Atleticon e Simeones

Liverpooli e ka nisur furishëm sfidën ndaj Atletico Madridit në Champions League, duke e tronditur skuadrën spanjolle që në minutat e para.

Vetëm pas katër minutash lojë, mbrojtësi Andy Robertson gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Slot me një devijim në zonë. Dy minuta më vonë, Mohamed Salah shënoi golin e dytë, duke e dyfishuar avantazhin dhe duke e futur “Anfield”-in në festë të madhe.

Dy gola për vetëm dy minuta janë dëshmi e forcës dhe intensitetit që Liverpooli po tregon në këtë ndeshje, duke vënë në vështirësi mbrojtjen e hekurt të Atleticos së Diego Simeones.

Swiss Digital Desktop Reklama

GOLI 1

Swiss Digital Mobile Reklama

GOLI 2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?