2 kartona të kuq në Shqipëri-Izrael, shqiptarët detyrojnë arbitrin të mbyllë FB
Dy kartonat e kuq në ndeshjen e djeshme në “Elbasan Arena”, kanë lënë padyshim një shije të hidhur për tifozët e Kombëtares.
Pas ndeshjes, shumë komente ofenduese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit gjerman, Deniz Ajtekin, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.

Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.
Për më tepër, një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment, administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani me origjinë turke.

KOHA JONË SONDAZH

