21-vjeçari që la në stol Ronaldon, fiton zemrat e portugezëve

2022 nuk qe viti i Ronaldos. Lënia në stol e kapitenit në ndeshjen kundër Zvicrës, fituar 6-1 ka sjellë shumë reagime pro dhe kundër. “A Bola”, media më e lexuar në Portugali ka bërë një sondazh se cilin preferojnë më shumë tifozët të luajë nga minuta e parë në gjysmëfinalen me Marokun.

93 përqind e përgjigjeve kanë qenë kundër Ronaldos dhe pro sulmuesit të ri, 21 vjeçarit Gonçalo Ramos.

“Jemi grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të ri besimi me ne. Forca Portugali”, shkruan Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?