25 trajnerë për 25 vite, njihuni me ekipin që “ha” kokat e trajnerëve në Seria A

Faqja e statistikave “Opta” së fundmi ka zbuluar se Cagliari është skuadra që ka patur më shumë trajnerë në 25 sezonet e fundit, që nga momenti kur u llogarit me tri pikë fitorja në futboll. 25 sezone, 25 trajnerë; disa prej të cilëve janë emra legjendarë që kanë arritur të fitojnë dhe kampionatin apo Championsin.

Nga Giovanni Trapattoni te emra si Max Allegri, të gjithë kanë pasur një përvojë në këtë skuadër.  Në Sardenjë ka trajnuar edhe Marco Giampaolo, i shkarkuar nga kuqezinjtë gjatë këtij sezoni, si dhe Edy Reja, i dashur në Cagliari dhe rrethina, apo specialisti i shpëtimit, Ballardini.

Në Cagliari, Gianfranco Zola, gjithashtu, stërviti për një periudhë dhe la një kujtesë të pashlyeshme si Carletto Mazzone, ndërsa Maran u “ekzekutua” pak para shpërthimit të “Coronavirus. Një rekord i nisur nga Giulini, por i krijuar në një pjesë të madhe nga Cellino.

SHKARKO APP