27 vite më parë Totti debutoi në Seria A, ja postimi i tij në rrjetet sociale

Kanë kaluar ekzaktësisht 27 vjet nga 28 marsi 1993, ditën kur Vujadin Boskov doli nga fusha për t’i lënë vendin 17-vjeçaritnFrancesco Totti, i cili debutoi në Serie A në minutat e fundit të Brescia-Roma.

Një histori dashurie e ndërtuar me trofe e arritje (786 prezenca e 307 gola) që vazhdoi deri një vit më parë, kur si drejtues ish-kapiteni legjendar i tha lamtumirë klubit të cilit i dedikoi gjithë karrierën e tij.

Një rrugëtim i rëndësishëm, që ish-kapiteni ka dashur ta festojë me një mesazh në Instagram: “Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasioni, e besnikërie. Kam patur fatin të mbaj veshur të vetmen fanellën që kam dashur vërtetë… Një dashuri që nuk do të ketë kurrë fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?