3 dhurata nën pemën e Juves, nga Chiellini te blerjet e verës
Kur je mësuar që të fitosh, çdo humbje lë shenjën e saj. Ky është një nga efektet anësore të diktaturës së Juventusit. Nëse humbet dy herë ndaj të njëjtit kundërshtarë brenda 15 ditëve, të kushton një Kupë, ndërkohë që shtëpia e bardhezinjve nuk është më e qetë. Ja cilat janë tre nga dhuratat që Sarri shpreson t’i gjejë nën pemë.
Pako 1: Chiellini drejt rikthimit – Mbrojtja është problemi i parë i “Zonjës”. Cikli i jashtëzakonshëm është ende i hapur dhe gjithmonë është bazuar në soliditetin e repartit të prapavijës. Pësimi i një goli për Conten dhe Allegrin, ishte një problem më vete. Tani kundërshtarët shënojnë shumë (17 gola) dhe krijojnë edhe më shumë. Juventus nuk është më i pathyeshëm. Rikthimi i Giorgio Chiellinit do t’i jepte një dorë më shumë repartit të prapavijës. Kapiteni mund të jetë gati në shkurt dhe në mars.
Pako 2: Douglas Costa – Sarri e kishte në qendër të projektit, ndërkohë që futbollisti brazilian ju përgjigj më së miri deri kur pësoi dëmtim. Fillimisht ai u dëmtuar për 3 javë dhe më pas nuk u pa më në nivelin e tij. Problemi ka qenë gjithmonë i njëjtë: Mungesa e vazhdimësisë. Nëse në vitin 2020 do të rigjejë formën e tij më të mirë, mund të ndihmojë edhe më shumë Sarrin për të pasur më shumë alternativa në sulm.
Pako 3: Të rinjtë – Merkato e janarit mund të sjellë risi vetëm në largime gjatë janarit. Mandzukic u transferua në Katar, ndërkohë që Emre Can mund ta ndjekë, për të nisur një aventurë të re te PSG-ja. Një problem më vete për Sarrin ka qenë përshtatja e blerjeve të verës. Për motive të ndryshme Danilo, De Ligt (pavarësisht disa sinjaleve pozitive), Ramsey dhe Rabiot nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërive. Ish-lojtari i City-it dhe francezi janë aktivizuar më pak. Për ta 2020 duhet të jetë shumë më ndryshe. /Rozalb Lika-Koha Jone/