3 fitore në 3 ndeshjet e para, Ancelotti bën një arritje historike te Evertoni
Everton i ka bërë një nisje fantastike këtij sezoni në Premier League, duke fituar të 3 ndeshjet e para. Në fakt Carlo Ancelotti me këtë start ka hyrë në historinë e klubit nga Liverpooli.
Strategu italian është bërë i pari që prej 82 vitesh që arrin të fitojë 5 ndeshjet e para sezonale (3 në kampionat dhe dy në Kupën e Ligës). Ishte viti 1993/94 që Evertoni e niste Premier League-n me 3 fitore radhazi.
Një nisje fantastike, që dyshon edhe për një projekt fantastik të trajnerit italian i cili ka formuar një miks me futbollistë me shumë eksperiencë dhe të tjerë pa shumë përvojë. Një prurje interesant është James Rodriguez që la Real Madridin për të nisur një eksperiencë shumë interesante në Premier League. Fillimi për kolumbianin është fantastik, mbetet të shihet nëse deri në fund të sezonit do të rivalizojë City-in dhe Liverpoolin, që janë dy pretendentët për titullin. /R.Lika-Koha Jone/
Carlo Ancelotti is the first Everton manager in 82 years to win the opening five games of a season.
The Italian is also the first Blues boss since Howard Kendall (1993/94) to begin a campaign with three straight Premier League wins 🔵🔝#EFC #CRYEVE pic.twitter.com/ywylCxyhmY
— The Sack Race (@thesackrace) September 26, 2020