3 futbollistë të Flamengos në Brazil dalin pozitiv ndaj Covid-19

Koronavirusi është përhapur shumë në Brazil, teksa së fundmi tre futbollistë të Flamengos skuadrës që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar por edhe Copa Libertadores kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Rio De Janeiro por Flamengo nuk ka publikuar emrat e futbollistëve. Klubi brazilian u ka bërë tamponin plot 293 personave, përfshirë të gjithë futbollistët, stafin teknik por edhe familjarët e tyre dhe njerëzit që punojnë në shtëpitë e tyre.

Në 293 testet e kryera, 38 kanë rezultuar pozitivë, por klubi i Flamengos nuk ka identifikuar asnjë prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?