3 futbollistë të Napolit në radhë në supermarket për ushqime

Pas masave të reja të qeverisë italianepër të minimizuar përhapjen e Coronavirusit, shumë italianë u dyndën në dyert e supermarketeve, për të blerë sasi të mëdha ushqimi e për të qenë të përgatitur për një izolim afatgjatë.

Panikut nuk i kanë shpëtuar as tre futbollistët e Napolit, Jose Callejon, Fernando Llorente dhe Ospina, të cilët në orët e vona janë fotografuar në radhë, në supermarketet e qytetit, për të blerë ushqim e ujë.

Nuk është hera e parë që futbollistët zgjedhin orët e vona të natës për të bërë Pazar nëpër supermarket, pasi duan të ruajnë privatësinë, por këtë herë kanë mbetur për kohë të gjata edhe në radhë, ndërsa nuk u kanë shpëtuar syve të fansave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?