3 gola në 4 ndeshjet e fundit, Milani kërkon rikthimin e Andre Silvës
Një Bundesligë “e re”, një Andre Silva i ri. Jeta e sulmuesit portugez të Eintracht Frankfurt, në huazim nga Milani, ka ndryshuar me rifillimin e kampionatit gjerman pas ndalesës së detyruar për shkak të Covid-19, duke rigjetur formën e dikurshme te Porto.
3 gola në 4 ndeshjet e fundit në Bundesligë, pasi kishte shënuar vetëm 4 në 15 ndeshjet e mëparshme. Një Andre Silva i rigjetur, të cilin po e sheh me shumë interes edhe Milani. Përpara ndalimit të futbollit, përfaqësimet e Rebic me fanellën kuqezi, ardhja e Ibrahimovic e performancat zhgënjyese të André Silva me Eintracht, dukej se po komplikonin tratativën 2-vjecare mes dy skuadrave.
Me rifillimin e Bundesligës skuadra e Frankfurt ka gjetur çuditërisht një lojtar të ri, vendimtar në zonën gol ashtu si kurrë më parë, duke realizuar në tre nga katër ndeshjet e luajtura. Portugezi ka shënuar kundër Gladbach, ishte vendimtar në barazimin kundër Freiburg e në fitoren kundër Wolfsburg.
André Silva me Eintracht po luan si qendërsulmues i vetëm me dy fantazistë pas shpine, duke u ndjerë komod në këtë mënyrë edhe me karakteristikat e kampionatit gjerman e ndryshimet e vendosura në mënyrën e lojës nga pandemia. Portugezi është në huazim 2-vjecar me opsionin e blerjes të fiksuar në 25 milionë euro.