3 gola në 4 ndeshjet e para, Manaj në formacionin e javës në Turqi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ishte protagonisti kryesor i Sivasspor në javën e 27-të të kampionatit turk. Me një gol dhe një asist, sulmuesi kuqezi udhëhoqi ekipin e tij drejt një paraqitjeje pozitive, duke u vlerësuar me notën 8.1 në përfundim të takimit.

Performanca e tij e shkëlqyer i siguroi Manajt një vend në formacionin më të mirë të javës, ku u përfshi edhe shoku i tij, Valton Ethemi, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon skuadra turke.

Sulmuesi shqiptar po shfaq formë shumë të mirë në këtë periudhë: në katër ndeshjet e fundit me Sivasspor ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar një asist, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forma e Manajt është një sinjal shumë pozitiv edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, në prag të ndeshjeve të fazës “play-off”, ku pritet që sulmuesi të ketë një rol të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?