3 gola spanjollë në një ndeshje, Reali rizbulon talentet vendas pas 24 vitesh

U deshën pothuajse 24 vite që Real Madrid të shënonte sërish tre ose më shumë gola në një ndeshje, të gjithë të firmosur nga lojtarë spanjollë. Një ngjarje që kishte ndodhur për herë të fundit më 14 shtator 2002, në fitoren 4-1 ndaj Osasunës, me dopietë të Helgueras dhe gola nga Raul dhe Guti. Ajo ishte një pamje e zakonshme për atë epokë, por që sot përfaqëson një përjashtim të rrallë statistikor.

Siç rikujton “Marca”, në atë ndeshje të vitit 2002, Real Madrid zbriti në fushë me gjashtë spanjollë titullarë: Iker Casillas, Michel Salgado, Fernando Hierro, Iván Helguera, Guti dhe Raúl.

Gjatë takimit u aktivizuan edhe Albert Celades, Fernando Morientes dhe Oscar Miñambres, duke e çuar në nëntë numrin e lojtarëve spanjollë që luajtën. Një bollëk kombëtar që sot duket shumë i largët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidën e fundit ndaj Betisit, panorama ishte krejt tjetër. Trajneri Xabi Alonso i besoi fillimisht vetëm tre lojtarëve spanjollë: Asencio, Carreras dhe Gonzalo. Gjatë ndeshjes u hodhën në fushë edhe Fran García dhe Dani Ceballos, por numri maksimal i spanjollëve njëkohësisht në fushë nuk e kaloi kurrë shifrën katër. Krahasimi me të kaluarën është i pamundur, një tregues i qartë se futbolli ka ndryshuar rrënjësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fakt nënvizon evolucionin e Real Madridit, të futbollit modern dhe të tregut të transferimeve. Në vitin 2002 ishte normale të ndërtohej skuadra mbi një bërthamë lojtarësh vendas, ndërsa sot të shohësh që të gjithë golat të shënohen nga spanjollë është një rrallësi absolute.

Përballja ndaj Betisit, me tripletën e Gonzalos dhe golat e Raúl Asencios dhe Fran Garcías, hyn kështu në histori si një kthim simbolik te një traditë pothuajse e harruar, duke vënë në pah vlerën e cantera-s madrilene në një klub tashmë të globalizuar dhe të dominuar nga yje ndërkombëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?