3 klubet angleze që kërkojnë ti “rrëmbejnë” Brojën Chelsea-t

Armando Broja mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, duke parë vështirësitë e mëdha që po kalon me Chelsea-n këtë sezon. West Ham në ditët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për yllin e Kombëtares sonë, i cili shihet si një zgjedhje shumë e mirë për ekipin e David Moyes.

Fulham është gjithashtu shumë e interesuar për një sulmues potent, pasi largoi në verë Mitrovic në Arabinë Saudite dhe ka pasur vështirësi në fazën e avancuar.  Opsioni që ata po mendonin për ta transferuar Brojën ishte ai i huazimit deri në fund të sezonit, por përpjekjet e tyre u ndërprenë shpejt, duke parë përgjigjen negative të Bluve të Londrës.

Nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi te Newcastle, që shihet si një zgjedhje ideale për momentin. Isac dhe Wilson janë dy sulmuesit e bardhezinjve, por afrimi i Brojës mund të shtojë konkurrencën, në një sezon të gjatë që do të jetë i mbushur me ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?