3 lojtarë të Napolit infektohen me Covid-19, anulohet miqësorja ndaj Sportingut

Miqësorja mes Sportingut të Lisbonës dhe Napolit, e programuar për t’u luajtur sonte në mbrëmje, është anuluar. Tri futbollistë të skuadrës portugeze kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, duke bërë që testi miqësor të anulohej.

Futbollistët që drejtohen nga Gattuso kishin mbërritur në Portugali, por tashmë do të detyrohen që të rikthehen menjëherë për në Itali. Të dielën e ardhshme do të sfidojnë Parmën në javën e parë, por pa tri lojtarët.

Emrat e tyre nuk janë zbuluar, ndërkohë që kujtojmë se i infektuar me koronavirus është edhe presidenti De Laurenttis. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP